AktualitetTë fundit

GJKKO i kalon shtetit disa pasuri të sekuestruara

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për sekuestrimin e pasurive të shtetasit Indrit Vezi dhe personave të tretë të lidhur me të.

GJKKO ka pranuar pjesërisht kërkesën e SPAK për konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të sekuestruara në kuadër të procedimit pasuror nr. 4 të vitit 2022.

Nga pasuritë e konfiskuara janë një autobus, i markës “Volvo”, një autoveturë e markës “Mercedes Benz” S300, një trailer.

Gjithashtu kuotat si ortak në shoqërinë “TRANS KOMOD” Sh.p.k me numër NUIS (Nipti) L62420503D dhe firmën si person fizik DYLAVER VEZI me numër NIPTI L62114503K dhe ushtrim aktivitetit Durrës, Lagjia nr.14 Shkozet se bashku me asetet e kësaj kompanie.

Po ashtu GJKKO ka vendosur revokimin e sekuestros për dy apartamente, një arë dhe një makinë.

Vendimi i GJKKO

Fraksion.com