Dosja 5D! Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën për veçim të çështjes penale ndaj disa të pandehurve
Vijon gjykimi i të pandehurve në gjykatë për dosjen 5D. Avokatja e Taulant Tushës ka kërkuar ndarjen e procedimit penal për klientin e saj, duke argumentuar se pozita e tij juridike, faktet dhe provat që lidhen me të janë të ndryshme nga ato të të pandehurve të tjerë.
Kërkesës së saj iu bashkuan edhe të pandehurit Enton Punavija, Julian Zanaj dhe Albano Janku – anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave – të cilët kërkuan gjithashtu gjykim të veçuar, duke theksuar se çështjet ndaj tyre nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me pjesën tjetër të dosjes.
Pavarësisht këtyre pretendimeve, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të mos e pranojë kërkesën për ndarje të çështjes. Trupa gjykuese argumentoi se çështja do të vijojë të shqyrtohet në një proces të unifikuar për të gjithë të pandehurit.
Fraksion.com