AktualitetTë fundit

Ambasada e SHBA: Linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA Kundër Narkotikëve është aktive

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri bëri të ditur sot se, “linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA Kundër Narkotikëve është aktive”.

“DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: albania_DEA_tipline@state.gov”, thekson ambasada amerikanë në një postim në rrjetet sociale.

Ambasada nënvizon se të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta.

Ambasada e SHBA falënderon të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara”, thekson ambasada e SHBA.

 

Fraksion.com