Vengu: Batalioni i Xhenios përfundon punimet në Bazën Detare të Pashalimanit
Batalioni i Xhenios ka përfunduar me sukses punimet në Bazën Detare të Pashalimanit, duke zhvendosur rrugën e mjeteve civile jashtë garnizonit dhe duke rritur ndjeshëm nivelin e sigurisë.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau pamje nga këto punime, teksa theksoi se, “19 efektivë dhe 10 mjete teknike nga Batalioni i Xhenios u vendosën në ndihmë të Repartit të Pashalimanit, duke kontribuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe garantimin e sigurisë”.
“Një tjetër hap për një infrastrukturë më funksionale dhe një mjedis më të sigurt ushtarak”, theksoi Vengu.
Vengu nënvizoi se, “investimet në infrastrukturë mbeten një prioritet për rritjen e kapaciteteve dhe sigurisë në çdo njësi të Forcave të Armatosura”.
Fraksion.com