AktualitetTë fundit

Transferim parash në kripto, transport i eurove me autobusë dhe… Si funksiononte grupi kriminal i goditur nga “Ura”. Rrjeti ishte i ndarë në 3 nëngrupe

Prokurori i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Vladimir Mara, ka deklaruar se mënyra se si grupi i goditur nga operacioni “Ura” i “administronte” paratë ishte përmes dërgimit të tyre në Shqipëri përmes shoferëve të autobuzëve, por jo vetëm.

Në një konferencë për shtyp, ai bëri me dije se ky grup funksiononte gjithashtu përmes transferimit të parave në kriptomonedha.

Për këtë arsye, është vënë në pranga edhe pronari i një kompanie që kryente këtë procedurë.

Ndërkohë, bëhet me dije se nga 52 masat e sigurimit të dhëna gjithsej, 29 prej tyre kanë qenë për Shqipërinë.

Prokurori Vladimir Mara: Janë 29 masa sigurie në Shqipëri “arrest me burg”, nga 52 që ishin gjithsej.

Janë gjithsej ekzekutuar 42 masa sigurie në Shqipëri dhe Itali.
Kemi parë që ka pasur një organizim të mirëfilltë kriminal por që ka pasur 3 nën ndarje të tjera, të cilët kishin aktivitet nga Amerika Latine në Shqipëri dhe Europë.
Secili kishte rolin e tij. Disa masave janë vendosur për personat që bënin transferimin e parave dhe një drejtues kompanie që bën transferimin e parave në kripto.

 

Fraksion.com