AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Studentë të Harvard shumë të interesuar të mësonin mbi rrugën e transformimit të madh të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video nga takimi i zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë me një grup studentësh nga Harvard Kennedy School, një ndër institucionet më prestigjioze në botë për studimet mbi politikat publike dhe qeverisjen.

“Në këtë videokartolinë mikpritjeje në Kryeministri, të studentëve nga Harvard Kennedy School – një ndër institucionet më prestigjioze në botë të studimeve për politikat publike dhe qeverisjen – të cilët ishin shumë të interesuar të mësonin mbi rrugën e transformimit të madh të Shqipërisë”, shkruan Rama në postimin e tij.

Gjatë takimit, studentët u njohën nga afër me sfidat dhe arritjet e qeverisë shqiptare në procesin e transformimit të vendit, me fokus në zhvillimin ekonomik, reformat institucionale dhe integrimin europian.

Ky takim vjen si pjesë e vizitës studimore të organizuar nga Harvard Kennedy School në kuadër të shkëmbimeve ndërkombëtare akademike me vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

 

Fraksion.com