AktualitetTë fundit

“Para të gatshme 1 mln euro, transferta në Amerikën Latine e policë të përfshirë”, detaje nga operacioni i madh antidrogë

Detaje të reja mësohen në lidhje me operacionin e madh antidrogë të zhvilluar në Shqipëri e në Itali, ku janë lëshuar në total 52 urdhër-arreste, e ku është përfshirë edhe SPAK.

Midis rasteve të rindërtuara janë pagesa në para të gatshme prej mbi gjysmë milioni eurosh në Bari dhe transferta prej 500,000 dollarësh në Amerikën Latine , paradhënie për blerjen e një dërgese prej 500 kg kokainë të dërguar nga Guayaquil, Ekuador.

Në territorin shqiptar janë zbuluar disa raste të shpërdorimit të detyrës, ku janë të përfshirë edhe anëtarë të forcave policore.
Fraksion.com