AktualitetTë fundit

Operacioni “Ura”: Kokainë nga Ballkani drejt Italisë, lëshohen 52 urdhër arreste, sekuestrohen miliona euro pasuri

Një operacion është zhvilluar në mëngjesin e sotëm mes Italisë e Shqipërisë drejtuar nga Antimafia e Barit e autoritetet shqiptare SPAK në bashkëpunim me Interpol.

Megaoperacioni ka çuar në shkatërrimi e një mega trafiku heroine e kokaine mes Ballkanit, Europës Veriore e Puglias (Itali).

Operacioni i koduar “Ura” ka çuar në shkatërrim e një trafiku ndërkombëtar droge, riciklim kapitali e abuzim detyre.

Në këtë operacion morën pjesë dhe SPAK, Drejtoria e Antimafias së Barit, Zyra koodrinuese e ekspertit të sigurisë në Tiranë nën koodrinimin e Eurojust e Drejtorisë Qëndrore të Antiamafias së Romës.

Në orën 10:30 në një konferencë të përbashkët për shtyp mbi detajet e këtij operacioni do të jetë kreu i SPAK Altin Dumani e Kryeprokurori i Barit Roberto Rossi, Drejtori i Antimafias italiane Gjeneral Michele Carbone e përfaqësuesi për Eurojust për Italinë Gianluca Forlani. Në konferencë nuk dihet ende nëse do jenë edhe përfaqësues të policisë.

 

Fraksion.com