Një polic i dyshuar për përfshirje në grup kriminal, një avokat ndikim të paligjshëm tek zyrtarë të lartë/ Detaje të reja për operacionin antidrogë
Prokurori Vladimir Mara ka zbuluar detaje të reja mbi operacionin e gjerë antidrogë, ku rezulton se janë përfshirë edhe dy efektivë policie dhe një avokat. Sipas tij, njëri nga policët dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, ndërsa tjetri është i përfshirë në akte korruptive. Njëri ka punuar në Policinë Kufitare, tjetri ka qenë shef seksioni.
Nga ana tjetër, avokati akuzohet për ndikim të paligjshëm në disa zyrtarë të lartë, përfshirë edhe figura brenda sistemit të drejtësisë.