Ilir Alimehmeti kandidaturë e PD për bashkinë e Tiranës? Berisha: Nëse do e dëshirojë, patjetër. Nuk mbështesim Agron Shehajn nëse garon
Kreu i PD, Sali Berisha, deklaroi se nëse Ilir Alimehmeti do të dëshironte të garonte për kryetarin e bashkisë së Tiranës, mund të zgjidhet nga PD. Sipas Berishës, vendimi i takon Alimehmetit, por nga sa u pa në zgjedhjet e 11 majit, ai ka mbështetje të fuqishme.
I pyetur nga moderatori Endri Xhafo nëse PD do të mbështesë kandidatura të tjera në krye të bashkisë, si Agron Shehaj, Berisha tha se do të mbështeten kandidaturat e koalicionit jo jashtë tij.
“PD mbështet kandidaturat e koalicionit të vet në garën për kreun e bashkisë së Tiranës. Do të kemi kandidaturat tona”, tha Berisha.
I pyetur nëse PD do ti japë deputetë të huazuar partive të vogla si “Mundësia”, Berisha refuzoi duke thënë se kreu i kësaj force politike nuk ka qenë për rrotacion.
Fraksion.com