AktualitetTë fundit

Goditja e grupit kriminal në Shqipëri! Prokurori Mara: Masa sigurie dhe për një avokat e zyrtarë shtetëror. Restorante e biznese, ja çfarë janë sekuestruar

Prokurori Vladimir Mara ka bërë publike detaje të reja në lidhje me operacionin e përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane, që çoi në goditjen e një grupi të fuqishëm kriminal të përfshirë në trafikun e drogës. Sipas tij, janë lëshuar 52 masa sigurie në Shqipëri dhe Itali, ndërsa janë ekzekutuar 40 prej tyre, ku përfshihen edhe zyrtarë shtetërorë dhe një avokat.

Gjatë aksionit janë sekuestruar pasuri të konsiderueshme që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale, përfshirë tre restorante në Durrës, një bar-kafe, gjashtë shoqëri tregtare si dhe një televizion në qytetin e Vlorës.

Prokurori Vladimir Mara u shpreh: “Atëherë ditën e sotme janë ekzekutuar masat e sigurimit për 52 persona në Shqipëri dhe Itali. Janë ekzekutuar 40 masa sigurimi. Janë evidentuar përveç episodeve të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pjesëtareve të grupeve të strukturuara kriminale, janë dokumentuar edhe vepra korruptive në Shqipëri.

Kemi masa sigurimi të vendosura nga GJKKO për korrupsion zyrtarë shtetërorë dhe një avokat. Gjithashtu janë ekzekutuar vendime të gjykatës lidhur me sekuestrimin e pasurive që dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.”
Fraksion.com