Dështoi në zgjedhjet e 11 majit! Dashamir Shehi jep dorëheqjen nga drejtimi i LZHK-së: Iki për t’ju hapur rrugë të rinjve
Dashamir Shehi ka dhënë dorëheqjen sot nga drejtimi i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK). Në një konferencë për mediat, Shehi ka pranuar humbjen në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit dhe ka marrë përgjegjësinë për dështimin në këto votime.
Ai theksoi se ka vendosur të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugën njerëzve të rinj dhe më energjikë për t’u angazhuar në parti.