AktualitetTë fundit

“Biznesmenë, një avokat, polic dhe…”, Operacioni “Ura”, dalin disa nga emrat ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër-arreste

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar detaje të reja në lidhje me operacionin e autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane në lidhje me goditjen e krimit të organizuar në fushën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Mësohet se urdhër-arreste janë lëshuar për:

-Një efektiv policie i larguar nga blutë vetëm pak kohë më parë,

-Biznesmenë,

– Orges Molla, i cili konsiderohet edhe si personazh kyç në këtë histori

-Hasan Neerjaku, i arrestuar në Itali

-Administratori i kompanisë së autobusëve Ligor Çombashi.

Ky operacion ka derivua nga një hetim i mëparshëm i hetimit të Krimeve të Rënda, ndërsa janë ushtruar kontrolle në disa baza dhe banesa.

Në total janë 52 urdhër-arreste mes Shqipërisë e Italisë si dhe është ekzekutuar urdhëri i sekuestrimit të pasurisë për disa miliona euro në Itali e Shqipëri në pronësi të grupeve kriminale.

 

Fraksion.com