Baza grupit kriminal ishte në Durrës, Dumani: Nuk japim gjeneralitete për persona, për të cilët…
Kreu i SPAK, Altin Dumani, në një konferencë të përbashkët me autoritetet italiane, ka bërë me dije se qendra e grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës ishte në qytetin e Durrësit.
Ai theksoi se nuk do të bëhen publike të dhëna personale për individët ndaj të cilëve janë ekzekutuar masat e sigurisë. Dumani shpjegoi se SPAK asnjëherë nuk jep gjeneralitete të plota e nuk ka pse të bëjë përjashtime në këtë rast.