AktualitetTë fundit

Altin Dumani: Operacioni anti-drogë s’ka të bëjë me zgjedhjet. Data e “goditjes” e dakordësuar me anti-mafien italiane dhe Eurojust

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u pyet nga gazetarët, gjatë konferencës së përbashkët me hetuesit italianë, se pse goditja e grupit kriminal të trafikut të drogës u bë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Dumani tha se operacioni nuk ka të bëjë me procesin elektoral.

Ai tha se goditja e grupit kriminal varej nga ecuria e hetimeve ndërsa data e kryerjes së operacionit ka qenë e dakordësuar me autoritetet italiane dhe Eurojust.

Altin Dumani: Nuk ka të bëjë fare me zgjedhjet, ne veprojmë si skuadër edhe datën e dakordësojmë së bashku. Kushtëzohemi nga njëri tjetri në lidhje me dinamikën e hetimit, me marrjen e vendimit nga gjykata si dhe përgatitjen për ekzekutim të masave të sigurimit. Është një operacion ndërkombëtar, nuk zhvillohet vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera, ku edhe tani që po flasim po bëhen përpjekje për të lokalizuar dhe kapur anëtarë të grupit. Kështu që ajo që është e sigurt është një datë e dakordësuar me policinë italiane dhe Eurojust.

 

Fraksion.com