Akuza e Berishës: DHL shkeli kontratën me urdhër të qeverisë! Zarfet u plotësuan nga patronazhistët. Dora e zezë e Postës Shqiptare
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur akuzat për manipulim të votës në zgjedhje, duke hedhur dyshime të rënda mbi procesin e votimit nga diaspora.
Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi kompaninë DHL se, me urdhër të qeverisë, ka shkelur kontratën dhe ka bashkëpunuar me aktorë të lidhur me Partinë Socialiste. Ai pretendon se zarfe të votimit janë plotësuar nga patronazhistë dhe persona të lidhur me qeverinë, ndërsa e cilësoi rolin e Postës Shqiptare si “dorën e zezë” në këtë proces, duke e konsideruar tërësinë e zgjedhjeve si një operacion të kriminalizuar.
Fraksion.com