AktualitetTë fundit

Vengu: Anija P-134 “Butrinti”, stërvitje në ujërat ndërkombëtare

nija P-134 “Butrinti”, pjesë e misionit në Detin Egje, realizoi një stërvitje në ujërat ndërkombëtare me anijen flamurtare gjermane A1437 “PLANET” me synim përmirësimin e manovrimit të përbashkët dhe forcimin e bashkëpunimit detar.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh se, “në kuadër të këtij angazhimi, u krye shkëmbim personeli ndërmjet dy anijeve, ndërsa komandanti i P-134 zhvilloi një vizitë në bordin e “PLANET””.

“Ky bashkëpunim shënon një tjetër hap drejt forcimit të partneritetit ndërkombëtar dhe rritjes së gatishmërisë operacionale të Forcës Detare”, theksoi Vengu në një postim në rrjetet sociale.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com