Trump kërcënon: SHBA do të tërhiqet nëse bisedimet për paqen në Ukrainë dështojnë
“Është gjakderdhje. Dhe unë besoj se ai dëshiron t’i japë fund,” tha Trump, duke iu referuar homologut të tij Vladimir Putin. Lidhur me përpjekjet për t’i dhënë fund luftës, Trump tha në Shtëpinë e Bardhë: “Mendoj se kemi një shans të mirë për ta bërë këtë. Mendoj se Putini e dëshiron këtë.” Trump tha se ai nuk do të kërkonte një zgjidhje paqeje nëse nuk do ishte i bindur për të.
Trump kërcënon me tërheqje nga bisedimet
Trump tha se SHBA do që të vazhdojë përpjekjet e saj ndërmjetësuese për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjithashtu dëshiron t’i japë fund luftës. Duhet të ketë më shumë qartësi brenda dy deri në katër javë, tha Trump, pa dhënë detaje të mëtejshme. Ka “disa ego të mëdha të përfshira”, vazhdoi Trump. Por nëse nuk ka përparim, “Unë thjesht do të tërhiqem,” tha ai, duke përsëritur paralajmërimin e tij se mund të braktisë përpjekjet për të sjellë paqen midis Rusisë dhe Ukrainës. “Kjo nuk është lufta ime”, tha Trump.
Trump vlerëson potencialin ekonomik të Rusisë
Trump theksoi se Rusia dëshiron të tregtojë me SHBA-në “në një shkallë të gjerë”. Ai theksoi se lufta në Ukrainë duhet të përfundojë që kjo të ndodhë. “Rusia ka një mundësi të jashtëzakonshme për të krijuar vende pune dhe prosperitet në një shkallë të gjerë.” Potenciali ekonomik i Rusisë është i pakufizuar. Në të njëjtën kohë, Ukraina mund të përfitojë nga kjo në rindërtimin e saj.
Trump e kishte komentuar më parë bisedën telefonike me Putinin në platformën e tij “Truth Social”, ku shkroi se bisedimet duhet të fillojnë menjëherë. Madje Papa Leo XIV kishte ofruar Vatikanin si vend për negociata. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe partnerët evropianë u informuan për këtë, tha Trump./DW
Fraksion.com