Atentati mbrëmë në Durrës: Autorët e mbajtën nën vëzhgim dhe i zunë pritë. Sekuestrohen kamerat e sigurisë. Ja pista ku po heton policia
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit natën e kaluar, ku një i ri është qëlluar për vdekje me armë zjarri.
Sipas informacioneve të para Dedja ka qenë i arrestuar më parë për plagosje dhe trafik droge. 10 vjet më parë, në 2015, ishte arrestuar si i dyshuar për shitjen e një sasie lende narkotike dy shtetasve nga Hasi, që do e trafikonin në Kosovë.
Ndfërkohë detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në orët e para të së martës në qytetin e Durrësit, ku 29-vjeçari Ermir Dedja humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri. I riu kishte pasur konflikte me persona të tjerë dhe dyshohet se autorët i kanë zënë pritë në orët e para të mëngjesit të së martës.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se autorët e kanë mbajtur nën vëzhgim viktimën dhe kanë ditur saktësisht orën kur ai do të dilte nga banesa. Sulmi ka ndodhur pranë një qendre shëndetësore, e cila është dëmtuar nga plumbat.