“Udhëheqësit e BE mbërrijnë në samit”, Kreu i Liberal Demokratëve, Ed Davey, i kërkon Kryeministrit të injorojë ‘kundërshtarët’
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, mirëpret udhëheqësit e BE-së në Londrën qendrore për një samit, ndërsa është njoftuar se do të ketë një takim zyrtar, i ndjekur nga një konferencë për shtyp, e cila e pritet në fillim të pasdites.
Kreu i Liberal Demokratëve, Ed Davey, thotë se samiti shënon “disa hapa të parë pozitivë” drejt rindërtimit të një marrëdhënieje me Evropën.
“Kryeministri duhet të injorojë kundështarët dhe dinosaurët në Reformë dhe Partinë Konservatore dhe të jetë më ambicioz në arritjen e marrëveshjes më të mirë në interesin kombëtar”, shton ai.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, mirëpret udhëheqësit e BE-së në Londrën qendrore për samitin.
David Lammy dhe deputeti Stephen Doughty, fotografohen duke ecur drejt samitit. Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar David Lammy (djathtas) me Stephen Doughty, Ministër i Shtetit për Evropën, Amerikën e Veriut dhe Territoret e Jashtme.
Ndërkohë Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Kaja Kallas e fotografuar nga reporterët ka veshur një xhaketë të kuqe të ndezur dhe një bluzë të bardhë.
Presidenti i Këshillit Evropian António Costa me kostum gri dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i, me një xhaketë blu të ndezur janë fotografuar sot gjithashtu teksa shkojnë samit.
Fraksion.com