Rama: Akademia Europiane e Kirurgëve prezanton teknikat e reja miniinvazive te “Koço Gliozheni”
Profesorët më të njohur ndërkombëtarisht në fushën e mjekësisë nga New European Surgical Academy (NESA)), akademia e kirurgëve liderë në disiplina të ndryshme, kanë zgjedhur Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë për të prezantuar teknikat më të reja minimalisht invazive për të realizuar ndërhyrjet kirurgjikale në gjinekologji.
Kryeministri Edi Rama tha sot se ky është një tjetër hap përpara për shëndetësinë publike shqiptare.
Sipas Kryeministrit, “ky shënon një moment të vyer për përditësimin dhe thellimin e dijeve të mjekëve tanë në këtë drejtim, dhe është shembull kuptimplotë i Shëndetësisë 2030, me afrimin e standardeve europiane dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve shëndetësore për çdo qytetar”.
Fraksion.com