“PD ka dorëzuar mbi 15 padi”, Berisha akuza për Gjykatën e Posaçme dhe Altin Dumanin: Po amniston krimin elektoral
Kryedemokrati Sali Berisha u paraqit në SPAK, duke zbatuar masën e dhënë ndaj tij “detyrim paraqitje”.
Pasi qëndroi vetëm pak minuta në ambientet e godinës së qelqtë, Berisha dha një deklaratë për mediat, ku akuzoi kryeprokurorin Altin Dumani se ‘po amniston krimin elektoral’.
“PD ka dorëzuar gjatë fushatës elektorale mbi 15 padi, të cilat natyrisht do kenë fatin e të gjitha padive të tjera, sepse në krye të amnistisë së krimit elektoral, qëndron ai që amnistoi dosjet 184 dhe 339, qëndron vetë Altin Dumani, shërbëtor i shpifur i Ulsi Manjës dhe Arben Rakipit, i keqpërdorur në shkallë ekstreme nga Edi Rama.
Ne kemi dorëzuar edhe gjatë fushatës me dhjetëra padi. Prokurorët e tjerë kanë një drejtues dhe ti e pe rastin e Erion Veliajt, se ti e njeh këtë strukturë këtu. Nuk të bëri përshtypje se si i arrestuari me firmë të Altin Dumanit për këtë gjë u bë fajtor Olsi Dado. Se unë i kisha kërkuar njëherë… paçka se djalin e ka pasur kandidat për deputet të PS. Me një fjalë, për të mbrojtur Dumanin, ia veshën të gjitha ato që kishte bërë Dumani, Olsi Dados. Çfarë mendon ti, se nuk nxjerrin mësim prokurorët nga ai akt që ndodhi? Nxjerrin, pra detyrohen të heshtin“, tha Berisha.
Fraksion.com