AktualitetPolitikëTë fundit

Nga Blerina Gjylameti e Xhemal Qefalia, tek Ilir Alimehmeti e Aulon Kalaja/ Kandidatët “humbës” të majtë e të djathtë i kërkojnë KQZ pamjet filmike të numërimit

Kur duhen dhe pak orë të mbyllet përfundimisht procesi i numërimit të votave preferenciale për votat e Diasporës, proces që po zhvillohet në Parkun Olimpik, disa prej kandidatëve që nuk kanë mundur të futen në listat fituese kanë kërkuar administrimin e pamjeve filmike të numërimit.

Gazetari i News24, Igli Çelmeta, në një lidhje me studion e News24, ka raportuar se kandidatët për deputetë janë të dy forcave politike, si Blerina Gjylameti e cila ka një diferencë të ngushtë votash me Olta Xhaçkën, prej afro 100 vota, pasi ka marrë 6085, ndërsa Xhaçka momentalisht është fituese me 6213 në listën e hapur të PS për qarkun e Tiranës.

Po ashtu, kërkesë në KQZ për administrimin e pamjeve filmike të numërimit ka bërë dhe kandidati socialist për qarkun e Tiranës Xhemal Qefalia i cili ka momentalisht 9879 vota ,një garë të ngushtë votash me kandidatin tjetër socialist Orlando Rakipi i cili është aktualisht në listën fituese të Tiranës, me 10371 vota.

Disa prej kandidatëve që kanë kërkuar në KQZ administrimin e pamjeve filmike të numërimit janë dhe kandidati i PD në listën e hapur për qarkun e Tiranës Ilir Alimehmeti i cili nuk ka mundur të jetë në listën fituese pasi ka një diferencë të thellë prej 2 mijë votash me kandidaten tjetër Jorida Tabaku.

Edhe Xhemal Qefalia, Frrok Gjini, Aulon Kalaja, Shkëlqim Shehu në qarkun e Kukësit, Altin Goxhaj, Ilirjana Kuçana sipas gazetarit të News24, kanë bërë kërkesë për administrimin e pamjeve filmike. Sic shihet nga pamjet, kandidatët janë prezentë në Parkun Olimpik, atje ku po ‘luftohet’ për cdo votë.

 

Fraksion.com