Life StyleTë fundit

Horoskopi javor 19 – 25 maj 2025

Ky është horoskopi javor nga data 19 deri në 25 maj 2025. Parashikimi i yjeve për ju se si do të ecë në këtë javë puna, shëndeti dhe ndjenjat për secilën shenjë.

 

DASHI

Për ju kjo javë është një periudhë shumë e mirë, sepse gjërat që do të ndikojnë tani e tutje lidhen shumë me anën ekonomike dhe financat, ndryshimet që keni, do të lidhet me punën aktuale, me një takim shumë pozitiv. Koha do të tregojë që ju do keni të gjitha mundësitë për të bërë ndryshimin e madh në karrierë, në biznes. Duket se tani është kohë e përshtatshme financiare për të parë ndryshime të mëdha në jetë. Është momenti më i mirë në lidhje me çështjet ekonomike, në lidhje me takimet dhe vendimet që do të merrni. Nuk ka vend për t’u shqetësuar, sepse ju e keni mundësinë për ndryshimin e madh. Do jetë java juaj edhe pse keni patur probleme dhe keni dilemë. Ata të dhjetëditëshit të parë do të kenë oferta shumë të mira. Të lindurit e 10-ditëshit të dytë do të merren me biznesin, sepse duket se në lidhje me biznesin kanë momentin e tyre. Priten takime shumë të rëndësishme. Keni patur probleme, por nuk ka vend më për shqetësim.

Përsa i përket anës shpirtërore, keni patur probleme me Gaforret që nuk i keni zgjidhur ende. Këtë javë mund të jetë ndryshe situata. Të gjitha lidhjet dash-ujor, dash-gaforre, apo dash-peshore, do të marrin rrugën e zgjidhjes. Ndarjet ndonjëherë rezultojnë më të frytshme se bashkimet. Ndryshimi i madh që do të keni tani e tutje, do bëjë që të mbyllni problemet e së shkuarës si në karrierë edhe në dashuri.

DEMI

Kjo javë është shumë e favorshme në lidhje me takimet. Do të jeni të favorizuar në biznes. Mundësi të arta paraqiten në lidhje me ekonominë, takimet dhe vendimet që do të merrni. Disa vendime mund të mos jenë ashtu siç i prisni. Sado që jeni në dilemë për nismat e reja, do të keni mundësi t’i jepni hov karrierës suaj. Një çështje e pazgjidhur ortakërie, sidomos për të lindurit e 10-ditëshit të dytë, do të marrë udhën e zgjidhjes këtë javë. Ju dini të jeni fisnikë dhe në rast se do të ndryshoni punë, kjo do të bëhet vetëm për t’i dhënë një hov çështjeve ekonomike dhe për të bërë një hap më parë në karrierë. Kujdes këtë periudhë sepse është moment tranzicioni për të gjitha shenjat e tokës. Do të jetë një javë deçizive për punën tuaj dhe për problemet financiare. Do të dini t’ia arrini qëllimit.

Në dashuri, mos lini pas dore lidhjet që kanë të bëjnë me Ujor dhe Virgjëreshë. Mbase keni patur një debat, por do të zgjidhet dhe nuk ka vend për t’u shqetësuar.

BINJAKËT

Duket se kjo javë është e mirë për juve. Ju studioni, veproni dhe realizoni. Kjo është periudhë e artë për 10-ditëshin e parëë, sepse është moment i mirë në lidhje me financat. 10-ditëshi i dytë do merret shumë me investime. Në lidhje me investimet, e keni mundësinë dhe nuk ka kohë për t’u shqetësuar. Keni patur probleme në punë, por keni realizuar objektivat tuaja dhe do të keni mundësi të mëdha në fushën e karrierës. Periudhë pozitive për takimet e punës dhe çdo vendim që do merrni. Edhe pse keni patur disa probleme, kanë qenë kalimtare. Keni disa çështje në dorë dhe duhet t’i shfrytëzoni në maksimum. Gjërat janë në favorin tuaj. Ju e dini fare mirë se çfarë doni.

Lidhjet e dashurisë janë të favorizuara, sidomos me virgjëreshë të dhjetëditëshit të parë dhe ujor. Një fejesë e papritur mund të ndodhë me një peshore. Shiheni me prioritet!

GAFORRJA

Edhe pse jeni në dilemë se çfarë do të bëni me karrierën dhe punën, duhet të dini se kjo është koha më e mirë që të ndërmerrni hapa të guximshëm. Në lidhje me financat, duhet të dini se korrektësia dhe dialogu janë çelësi. Tani për tani, sado që nisni një punë të re, këtë periudhë mos u shqetësoni. Tregohuni thjesht me vullnet të hekurt dhe gjithçka do shkojë mirë. Një udhëtim që mund të bëni, do ju ndihmojë të merrni një dokument apo një lajm shumë të mirë ligjor. Keni të gjitha mundësitë për t’i zgjidhur çështjet administrative. Ju vendosni me zemër dhe kjo gjë sjell vetëm përfitime.

Në dashuri do hasni probleme, pasi është koha kur gjërat nuk janë siç id oni. Nga ana tjetër, gjërat do rregullohen nga ana ekonomike.

LUANI

Prisni lajme të mira në punë dhe nga ana tjetër keni shansin dhe fatin e madh ekonomik. Por, nëse keni mundësi, mos e ndryshoni punën. Në punën e re që ofrohet nuk do të keni jetëgjatësi. Jeni më mirë aty ku jeni dhe mos bini viktimë e vetvetes. Të lindurit në 10-ditëshit të dytë, nëse merren me tregëti kanë një shans të madh për të zgjidhur problemet dhe për të stabilizuar ekonominë. Duke parë ndryshimet që ju vijnë, keni lajme të mira. Do të keni mundësinë për të garuar për një post drejtuesi dhe koha ka treguar që ju dini të përballeni me vështirësitë. Por, nëse jeni mirë aty ku jeni, prisni pak dhe mos u nxitoni!

Çështjet që lidhen me dashurinë, kanë të bëjnë me ujorë të 10-ditëshit të parë, me binjakë dhe me akrep.

VIRGJËRESHA

Përsa i përket punës dhe gjërave të mëdha që do të keni, do të keni mundësi të arta. Të lindurit e 10-ditëshit të parë janë më të favorizuar në këtë aspekt. Nëse do ju jepet mundësia e lëvizjeve, udhëtimeve, shihni çfarë të jetë më e leverdisshme. Mundësitë që do ju ofrohen duhen parë me kujdes. Është koha juaj përsa i përket ekonomisë dhe stabilitetit. Në çështjet shpirtërore, do të keni takime dhe vendime shumë interesante. Mundohuni të jeni sa më të drejtpërdrejtë. Koha ka treguar se jeni me fat dhe keni të gjitha mundësitë për të zgjidhur gjërat e mbetura pezull.

Lidhjet që janë në distancë nuk do jua këshilloja. Ato funksionojnë vetëm nëse mes jush ka bashkëpunim të fortë. Është momenti për të arritur qëllimet tuaja. Lidhjet mes jush dhe peshqve janë të arta, virgjëreshë-binjak është mundësi e mirë. Ndërsa virgjëreshë-dash do të marrin nisma të reja dhe do të keni zhvillime së bashku.

PESHORJA

Duket se kjo javë, paçka se është pak me dilema, duhet të keni kujdes dhe të mos nxitoheni. Më mirë beso e kontrollo, sesa t’ia lini gjithçka në dorë fatit. Që gjërat të jenë në favorin tuaj, duhet të stabilizoni çështjet e punës. Të lindurit e 10-ditëshit të parë do merren me bizneset e tyre. Ata të 10-ditëshit e dytë do fokusohen në punën shtetërore, ndërsa të 10-ditëshit e tretë do të marrin kohën e tyre dhe do mendojnë për një strategji zhvillimi. Do të keni ndryshime në punë dhe do mendoni për një burim të dytë të ardhurash. Do arrini të merrni dokumentet që ju nevojiten mbi një pasuri të paluajtshme.

Në dashuri keni patur një problem, të cilin do e zgjidhni këtë javë. Në lidhjet me Ujor dhe Binjakë do ia dilni më së miri, sepse janë shenja ajri, njësoj si ju.

AKREPI

Akrep të dashur, nëse doni të bëni blerje të një pasurie të paluajtshme, kanë avantazh të lindurit e 10-ditëshit të parë. Kjo javë lidhet me ekonominë, stabilizimin, punë të ndryshme, por është një moment i artë për karrierën sepse ka ardhur momenti për të zgjidhur një problem të madh në ekonomi. Bëni kujdes me blerjet dhe mos u nxitoni. Do ju paraqitet një kontratë dhe këshillohet ta studioni mirë para se të firmosni. Falë korrektësisë që keni, do arrini të triumfoni gjithmonë. Duhet të gëzoheni sepse ju e dini gjithmonë çfarë doni dhe ku doni të shkoni.

Në lidhje me dashurinë, lidhjet afatgjata kanë të bëjnë me dem të 10-ditëshit të parë dhe me luan. Në rast se keni patur probleme me lidhjet tuaja, është java që do të zgjidhni gjithçka. Nëse keni patur një problem gjyqësor, në lidhje me një pasuri familjare, do të keni mundësinë ta zgjidhni.

SHIGJETARI

Përgatituni për gjëra të mëdha, sepse keni një mundësi shumë të mirë në anën ekonomike, në lidhje me gjërat që doni të realizoni. Karriera dhe puna duket se janë drejt zgjidhjes, nëse keni patur një problem. Jeta juaj do marrë një hov të ri dhe do mbyllni një herë e mirë problemet financiare. Të lindurit e 10-ditëshit të parë janë shumë të favorizuar në lidhje me ekonominë dhe punën. Kjo është java që do sjellë ndryshime, në lidhje me karrierën dhe me gjëra të mëdha në favorin tuaj. Tani duket si e vëshitrë, por ky është momenti juaj dhe çdo vështirësi do e zgjidhni tani. 10-ditëshi i tretë do mbyllë problemet me borxhet. Do arrini më në fund stabilizim financiar, aq të kërkuar prej kohësh. Është momenti të vilni frytet e punës suaj.

BRICJAPI

Keni patur disa probleme, por ky është momenti i duhur për të marrë vendime. Do të keni mundësinë të ngriheni në detyrë e madje edhe të merrni poste drejtuese. Nuk ka vend për t’u shqetësuar sepse është periudhë e mirë, ku gjërat do ndikohen pozitivisht. Edhe pse mund të keni patur probleme, drejtësia që ju karakterizon nuk ju lë në baltë.

Në dashuri, edhe pse keni patur disa gjëra që nuk ishin aty ku duhet dhe në lidhjet tuaja me luan dhe akrep janë prishur disa ekuilibra, për arsye të punës së tepërt.

UJORI

Keni mundësi të arta në stabilizim dhe ekonomi. Kjo do jetë një javë, ku do kërkohet vëmendje në lidhje me disa problematika të vogla në çështjet e financave. Nuk ka vend për t’u shqetësuar. Lërini gjërat të ecin vetë, sepse do ju dalë më mbarë. Të lindurit e 10-ditëshit e dytë kanë bërë një tregëti që nuk ka ecur. Por jeni shumë punëtorë dhe social dhe kjo do ju nxjerrë faqebardhë. Do të keni një mundësi të re për punën dhe karrierën tuaj. Kjo është javë e artë përsa i përket takimeve dhe vendimeve të rëndësisë së veçantë. Tani gjithçka varet nga ju. Tegohuni të zgjuar. Sado që disa çështje ju duken të vështira, janë pozitive për një të ardhme të afërt dhe kjo është periudha juaj përsa i përket çështjeve madhore. Kujdes nëse bëni tregëti me jashtë. Bëni pak kujdes, sepse po përpiqen t’ju bëjnë një hile. Lidhjet e dashurisë duken të mbara me peshore dhe gaforre. Me Demin keni patur probleme, por janë kalimtare.

PESHQIT

Kjo është java ku do ndodhin shumë gjëra. Disa çështje të rëndësishme do realizohen. Udhëtimet do të kenë ndikim të mirë, por një prej tyre do shtyhet disa ditë. Do të keni mundësi të reja tani e tutje në lidhje me financat. Çdo gjë arrihet farë zgjuarësisë suaj dhe kohës. 10-ditëshi i dytë, nëse ka një çështje ligjore apo punon vetë me ligjet, do ndryshoni, do lëvizni nga ai vend pune. Por kjo do të jetë në favorin tuaj.

Në çështjet shpirtërore, lidhjet Peshk-Shigjetar, Peshk-Virgjëreshë dhe Peshk-Gaforre do të jenë të favorizuara. Mund të ketë bashkim familjar me Pesh-Dem. Problemet që keni patur, do i zgjidhni pikërisht tani.

 

Fraksion.com