A keni folur me këshilltarin tuaj Chris LaCivita në 72 orët e fundit? Ja si përgjigjet Sali Berisha
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një prononcim për mediat përpara Prokurorisë së Posaçme u pyet nëse ka komunikuar gjatë 72 orëve të fundit me këshilltarin e tij elektoral amerikan, Chris LaCivita.
Berisha zgjodhi të mos japë detaje për komunikimet private, duke theksuar se edhe pse figurë publike, ka të drejtën për privatësi. Ai shprehu mirënjohjen për kontributin e LaCivitas gjatë fushatës dhe e konsideroi ndihmën e tij të vlefshme.