AktualitetPolitikëTë fundit

A do ta çelë Berisha seancën e parë të Kuvendit të ri si deputeti më i vjetër? Kreu i PD: Nuk mund të marr një rol të…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur poshtë mundësinë që të jetë ai deputeti që do të çelë seancën e re parlamentare në shtator, edhe pse është deputeti më i vjetër.

Pas paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të masës “detyrim paraqitje”, Berisha deklaroi se nuk mund të marrë një rol të tillë në një parlament që, sipas tij, është produkt i një procesi zgjedhor të manipuluar. Ai e konsideroi këtë si pjesë të një beteje më të gjerë kundër asaj që e quan vjedhje e organizuar e votës dhe shprehu vendosmërinë për të vijuar përballjen politike me mazhorancën.

Sali Berisha: Unë vazhdoj betejën kundër kësaj vjedhje më monsturoze në 32 vite në historinë pluraliste. Vjedhja ka qenë e paralajmëruar, pasi është denoncuar në 4 rezoluta ndërkombëtare. Vijojmë betejën deri në kthimin e votës së lirë për qytetarët. Nuk do mund të ndodhë ndonjëherë që të hap seancën. Vjedhja ka ndodhur me vendime qeverie, pa e fshehur.
Fraksion.com