Vance, Von der Leyen dhe Meloni takohen në Romë! Synohet rifillimi i negociatave tregtare BE–SHBA
Nënpresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, zhvilloi të dielën një takim të rëndësishëm në Romë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe kryeministren italiane Giorgia Meloni. Takimi, i mbajtur pas pjesëmarrjes së tyre në meshën e fronëzimit të Papës Leoni, u fokusua në mundësinë e rifillimit të bisedimeve tregtare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.
“Evropa mbetet një aleate e fuqishme për ne, edhe pse, si mes miqve të vërtetë, ka çështje për të cilat nuk jemi gjithmonë dakord, përfshirë tregtinë,” u shpreh Vance në praninë e dy lidereve evropiane. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të qëndrueshëm ekonomik dhe u shpreh optimist për një proces të ri negociator që do të sjellë përfitime të ndërsjella për të dyja palët.
Fraksion.com