Von der Leyen: BE do paqe, përgatisim paketë të re sanksionesh ndaj sektorit energjetik rus
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u shpreh se, “ne kërkojmë një armëpushim pa kushte të luftës në Ukrainë”.
Në një prononcim për mediet pas pritjes nga Kryeministri Edi Rama në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian që mbahet sot në Tiranë, ajo theksoi se, “Ukraina, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, është e gatshme për paqe”.
“Presidenti Putin ofroi që Rusia dhe Ukraina të takoheshin drejtpërdrejtë në Turqi. Presidenti Zelenski ishte gati të takoheshin por presidenti Putin nuk u duk”, tha ajo.
Von der Leyen theksoi se Bashkimi Evropian po përgatit një paketë të re sanksionesh, që do të ketë në fokus sektorin e energjisë.
“Ne do të rrisim trysninë, do të punojmë për një paketë sanksionesh që do të aplikohen tek NORD Stream 1 dhe 2. Po kështu do të ulim tavanin e çmimeve të naftës dhe pastaj do të kemi edhe sanksione të tjera në sektorin financiar rus”, tha ajo.
“Ne duam paqe dhe do të ushtrojmë tryni deri sa Putini ta bëjë këtë gjë”, deklaroi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Fraksion.com