AktualitetPolitikëTë fundit

Samiti i Komunitetit Politik Europian, Vuçiç: Mundësi të bëjmë diçka më shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Samitin Europian të Tiranës ku u prit nga kryeministri Edi Rama.

Në një prononcim të shkurtër për mediet, Vuçiç informoi se ka patur bisedime me liderët europianë.

“Kam pasur bisedime me liderët evropianë, ndër to dhe Kaja Kallas. Mendoj se është një mundësi për të gjithë ne të bëjmë diçka më shumë, të punojmë me më shumë dedikim dhe të arrijmë disa rezultate. Sidoqoftë kemi shumë sfida ekonomike”, tha Vuçiç.

Nga ana tjetër, i pyetur nga gazetarët ai ka folur për zhvillimet dhe projektet ekonomike që janë në Serbi

 

Fraksion.com