“Rezultati i zgjedhjeve të 11 majit, Brexit i përmbysur”, Rama para liderëve të BE: Fushata u drejtua nga fjalët Europë- Identitet- Përkatësi
Tirana është sot qendra e vëmendjes evropiane, teksa mirëpret Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, ku marrin pjesë 47 liderë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë Evropa – përfshirë vendet e Bashkimit Evropian, Ballkanit Perëndimor, si dhe shtete të tjera të kontinentit.
Në fjalën e tij në nisje të samitit, Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e këtij momenti për Shqipërinë dhe rajonin, duke nënvizuar lidhjen e fortë që shqiptarët ndjejnë me Europën si pjesë e identitetit të tyre.
“Mbërritja juaj vijon një fushatë ku Evropa ishte një pretendim i përbashkët identiteti – si përgjërim për përkatësi, jo si detyrë shtëpie, por si fat i bashkëndarë,” u shpreh Rama.
“Mbërritja juaj vijon një fushatë ku Europa ishte një pretendim i përbashkët identiteti, si përgjërim për përkatësi, jo si detyrë shtëpie por fat i bashkëndarë. Ndaj jam kaq i kënaqur që fushata u drejtua nga fjalët Europë-identitet-përkatësi, që fitoi më shumë se 52% të votave. Ishte një Brexit me role të përmbysura”, tha ai.
Fraksion.com