“Përfundoi takimi Ukrainë-Rusi në Stamboll”, Zelensky kërkon reagim të fortë nëse nuk arrihet armëpushim në bisedime
Takimi midis zyrtarëve ukrainas dhe rusë ka përfunduar, sipas ministrisë së jashtme të Turqisë.
Bisedimet – të parat e këtij lloji në tre vjet – zgjatën pak më pak se dy orë.
Ndërkhë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.
Në një fjalim të shkurtër drejtuar udhëheqësve evropianë – përfshirë Keir Starmer dhe Emmanuel Macron – Zelensky riafirmoi se përparësia numër një e Ukrainës është një “armëpushim i pakushtëzuar”.
Zelensky thotë se nëse delegacioni rus nuk mund të bjerë dakord për një të tillë, atëherë “është e qartë se Putin nuk dëshiron t’i japë fund luftës”.
Presidenti ukrainas kërkoi një reagim të fortë nga udhëheqësit botërorë nëse bisedimet në Stamboll dështojnë, duke shtuar se SHBA-të duhet të qëndrojnë “sa më të koordinuara të jetë e mundur”.
Vërejtjet e tij vijnë një ditë pasi ai vizitoi Presidentin Rexhep Tajip Erdogan në Ankara, Turqi.
Fraksion.com