AktualitetNATO/BEPolitikëTë fundit

“Më bëre të ndihem shumë e re me atë video”, Meloni batuta me Ramën: Uroj Edin për rizgjedhjen e tij “tërësisht të papritur” si kryeministër

Pas momenteve gazmore në tapetin e kuq ku kryeministri Edi Rama u ul në gjunjë teksa i uroi mirëseardhjen homologes italiane, Giorgia Meloni, në nisje të takimit të Komunitetit Politik Europian nuk munguan as batutat mes tyre.

Meloni iu drejtua Ramës se me videon e animuar e cila u transmetua më herët e kishte bërë të ndihej më e re.

Gjithashtu, shefja e qeverisë italiane uroi Ramën edhe për rizgjedhjen e tij si kryeministër për herë të katërt në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Batuat e Melonit me Ramën

Edi Rama: Tani është nder që në emër të qytetarëve të protektoratit të Shqipërisë t’i jap fjalën kryeministres së Italisë dhe mbrojtëses së Shqipërisë, Giorgia Meloni.

Giorgia Meloni: Të dashur kolegë, mirëmëngjes të gjithëve. Më lejoni të falenderoj Edin, jo se jetojmë në protektorat, por për mikpritjen e bukur dhe për faktin që më ka bërë të ndjehem shumë e re me atë video që u shfaq në momentin e parë.

Uroj Edin edhe për rizgjedhjen e tij “tërësisht të papritur” si udhëheqës i qeverisë së Shqipërisë.

Jam i kënaqur që Europa do të mund të mbështetet tek këmbëngulja dhe vendosmëria e tij. Shqipëria organizon Komunitetin Politik Europian për herë të parë dhe ky është një moment vërtetë shumë i rëndësishëm për kombin shqiptar por edhe për të gjithë ne. E kam menduar gjithnjë që identiteti europian i Shqipërisë është fakt nga historia edhe përpara gjeografisë. Shqipëria është sigurisht Europa si Italia, Serbia apo Norvegjia, pavarësisht faktit nëse je pjesë e një organizate të caktuar apo jo. Dhe gjithnjë buzëqesh kur dikush përpiqet të pretendojë të vendosë se kush është Europian e kush nuk është. Të gjitha këto shtete që janë rreth kësaj tryeze, disa kanë vendosur të mos jenë pjesë BE, të tjerët dëshirojnë, por të gjitha janë po aq europiane sa 27 vendet anëtare të BE.

 


Fraksion.com