AktualitetPolitikëTë fundit

KQZ: Përfundon numërimi i votave preferenciale për kandidatët në 12 qarqe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi mëngjesin e sotëm se ka përfunduar vlerësimi i votave për kandidatët në listën e hapur në 12 qarqet e vendit.

Sipas KQZ, 93 Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) numëruan dhe vlerësuan fletët e votimit për 5225 qendrat e votimit.

Një ditë më parë, kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi iu bëri thirrje partive politike që të nxisin numëruesit dhe komisionerët në KZAZ-të për përfundimin e procesit të numërimit të votave brenda afatit ligjor që ishte në mesnatë.

Sipas Celibashit nuk ekzistonte asnjë arsye që ky proces të mos përmbyllej  brenda këtij afati.

 

Fraksion.com