AktualitetPolitikëTë fundit

Kallas: Shqipëria progres të shkëlqyer për procesin e anëtarësimit në BE

“Mendoj që Shqipëria ka progres të shkëlqyer kur flitet për reformat”, u shpreh sot shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

Në një prononcim për mediet pas pritjes nga Kryeministri Edi Rama në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian që mbahet sot në Tiranë, e pyetur nëse Shqipëria do të jetë pjesë e BE-në në 2030, Kallas tha se “nga ana e Europës duhen bërë hapat e duhura”.

“Ju duhet të bëni reformat në sundimin  e ligjit, perspektivën e kështu me radhë, por ka një moment politik ku të gjithë duan që procesi i zgjerimit të ndodhë, gjë që nuk ka qenë më parë”, deklaroi ajo.

“Ndërkohë kjo nuk është e nevojshme vetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe për Bashkimin Europian, sa i përket fuqisë së vet ekonomike dhe gjeopolitike”.

Fraksion.com