AktualitetTë fundit

Goditi me grusht sekretarin e KZAZ, arrestohet vëzhguesi Rei Nozlli, policia jep detaje

Një incident i paprecedentë është shënuar ditën e djeshme pranë Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) në Kashar.

Policia bën me dije se Rei Nozlli është arrestuar pas konfrontimit fizik me një nga numëruesit në KZAZ numër 30.

Nozlli ka goditur me grusht sekretarin e KZAZ-së, çka ka sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit.

Dyshohet se sherri ka ndodhur, për vota të kandidatëve preferencialë të PS-së.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasin R. N., 26 vjeç, pasi dje, në KZAZ Nr. 30, ka goditur me grushte dhe shkelma shtetasin R. M., me detyrë sekretar i KZAZ”, shkruan policia.

Fraksion.com