Takim dypalësh Rama-Starmer në Kryeministri
Kryeministri britanik Keir Starmer pas pritjes me ceremoni zyrtare zhvilloi në Kryeministri takim dypalësh me Kryeministrin Edi Rama si dhe me praninë e delegacioneve.
Gjatë takimit dy delegacionet biseduan mbi rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve si dhe për marrëveshjet që pritet të nënshkruhen.
Pas takimit, Rama dhe Starmer do të dalin në konferencë për mediet në orën 12:40.
Vizita e Starmer i paraprin edhe Samitit të Komunitetit Politik Evropian, i cili do të mbahet nesër në Tiranë, më 16 maj.
Fraksion.com