AktualitetPolitikëTë fundit

Rama me kryeministrin britanik: Bashkëpunim i suksesshëm kundër rrjeteve kriminale dhe emigracionit të paligjshëm

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, foli mbi masat e ndërmarra të qeverisë shqiptare dhe britanike për të parandaluar trafikun e paligjshëm të emigrantëve.

Rama tha se “kjo është një tjetër vizitë historike në Tiranë pas asaj të presidentit Macron, i cli ishte i pari president në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-franceze që vizitoi Shqipërinë”.

“Ju jeni i pari Kryeministër në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-britanike që viziton Tiranën për një vizitë bilaterale që ne e çmojmë jashtëzakonisht shumë në vigjilje të Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Europian”, tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “dua t’ju falënderoj ju posaçërisht për përkujdesin qysh në ditën kur unë erdha në Samitin e Londrës që ngarkuat njerëzit tuaj për të ndihmuar me ekspertizën e tyre në organizimin e këtij samiti në Tiranë që shpresoj ta kemi në lartësinë e duhur”.

“Ky është një moment në marrëdhëniet mes dy vendcve tona edhe për shkak se asnjëherë më parë ne nuk kemi qenë kaq të lidhur me të paktën dy çështje të rëndësishme. Natyrisht në çështjen e Ukrainës si dy vende që ndajmë edhe anëtarësimin ën NATO  dhe në çështjen e betejës kundër emigracionit të paligjshëm dhe rrjeteve kriminale që e stimulojnë emigracionin e paligjshëm”, nënvizoi Rama.

Besoj, vijoi Rama, në këtë dytën kemi bërë progress të jashtëzakonshëm.

“Ndërkohë që për sa i përket të parës duke marrë parasysh edhe situatën në përgjithësi gjeopolitike shumë më të trazuar ne kemi thelluar bashkëpunimin dhe po punojmë intensivisht për të krijuar më shumë sinergji në fushën e sigurisë e posaçërisht të mbrojtjes”, tha Rama.

“Në angazhimin kundër rrjeteve kriminale dhe emigracionit të paligjshëm kemi arsye të jemi shumë krenarë për punën që kemi bërë shifrat janë mbresëlënëse dhe përfitoj nga rasti i pranisë tuaj dhe i pranisë së të dërguarëve të mediave britanike për të theksuar që referemi në shifrat e këtij bashkëpunimi shumë të sukesshshëm është gjëja e duhur për publikun britanik dhe jo kultivimi i miteve, ndër të cilët  dhe miti se shqiptarët janë një problem për Britaninë e Madhe. Në vitin 2024 numri i shqiptarëve që kanë hyrë është disa qindra, ndërkohë kur ne shtyjmë përpara task-forcën pati 12 mijë. Pra, ky miti se shqiptarët janë problem për Britaninë nuk është i vërtetë, edhe pse kjo gënjeshtër ka marrë statusin e së vërtetës. Nga ana tjetër dua të theksoj një shifër, se kur thuhet 1 në 50 shqiptarë janë në burg, ndërkohë është 10 fish më e ulët”, tha Rama.


Fraksion.com