Rama batuta me gazetarët britanikë: Shijojeni Tiranën, luftoni të keni mot shqiptar e jo londinez! Nëse bie shi, e keni fajin ju
Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin britanik Keir Starmer, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat ndaj gazetarëve britanikë.
Duke i uruar mirëseardhjen në Tiranë, Rama tha me humor se shpreson për mot shqiptar e jo londinez, duke shtuar se nëse bie shi, fajin e kanë vetë ata. Ndërsa theksoi krenarinë për aleancën mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, Rama tha se asnjë kryeministër britanik nuk ka ofenduar shqiptarët, por të tjerët që e kanë bërë, janë “mallkuar” dhe tashmë janë jashtë parlamentit. Kryeministri gjithashtu përmendi bashkëpunimin për prodhimin e automjeteve ushtarake, që do t’i shërbejnë interesave të përbashkëta mes dy vendeve.
Fraksion.com