AktualitetPolitikëTë fundit

Jared Kushner vizitë në Shqipëri më 17 Maj, mban fjalim në Tiranë

Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner do të vizitojë Tiranën më 17 Maj.

Ai pritet të mbajë edhe një fjalim gjatë vizitës së tij, sipas axhendës së programit “Invest in a connected Europe”.

Kushner do të flasë në pozicionin e CEO-s dhe themeluesit të “Affinity Partners”.

Fjalimi i tij do të pasohet nga fjala e kryeministrit Edi Rama.

Tirana pret liderët europianë për Samitin e Komunitetit Politik Europian i cili mbahet për herë të parë në vendin tonë më 16 dhe 17 Maj.

Program-FII-PRIORITY-Europe-5.12

Fraksion.com