Britania e Madhe refugjatë në Shqipëri? Rama: Jemi besnikë të martesës me Italinë. Pjesa tjetër është thjesht dashuri…
Kryeministri Edi Rama në konferencën për mediat me homologun britanik Keir Starmer, u pyet nëse do të ngrihen kampe refugjatësh nga Britania e Madhë në Shqipëri, njësoj siç po ndodh me Italinë.
Rama mohoi që të vijnë refugjatë nga Britania e Madhe. Ai tha se ‘me Italinë është martesë, ndërsa shtoi se me të tjerët është thjesht dashuri’.
Kier Starmer: Ajo çfarë diskutuam kishte të bënte për efektivitetin e atyre që kemi bashkëpunuar këto 2-3 vite, shifrat (refugjatët shqiptarë që kalonin me gomone) u ulën nga 12 mijë me 94%. Skuadra e përbashkët mund të shtrihet edhe në vendet e tjera të rajonit për ta bërë më efektive. Diskutuam edhe për çështje të tjera të aktiviteve kriminale kufitare. Ky model i veccantë ka qenë më efektivi. Kryeministri dhe unë mendojmë njësoj, nuk preferojmë të flasim për problemin dhe t’i biem rreth e rrotull, por të përveshim mangët dhe të punojmë…
Edi Rama: Modeli që ne kemi sjellë në Shqipëri në bashkëpunim me Italinë, e kam thënë që në krye të herës, kërkon kohën e vet për t’u testuar. Dhe e dyta, në rast se funksion mund të aplikohet jo në Shqipëri por në vendet e tjera të rajonit. Po qe se rezultati do të jetë pozitiv, nuk ka arsye që të mos ketë disponim nga ana e vendeve të tjera.
Ne kemi diskutuar edhe për samitin që do të bëhet në Londër në tetor për Procesin e Berlinit ku Britania e Madhe do të mirëpresë procesin. Pavarësisht se Procesi i Berlinit është i ndërtuar brenda BE nën udhëheqjen e BE për të nxitur bashkëpunimin rajonal në funksion të integrimit, do të jetë vlerë e shtuar që në samitin e Londrës vendet e rajonit do të kenë edhe një dritare diskutimi për marrëdhëniet mes Britanisë së Madhe dhe Ballkanit Perëndimor në drejitm të bashkëpunimit ekonomik e tregtar, nxitjes së investimeve në rajon dhe shtrirjes së kësaj bërthame shqiptaro-britanike në luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe rrjeteve kriminale në të gjithë rajonin, për të patur një rrjet rajonal të sinkronizuar me strukturat e zbatimit të ligjit në Britaninë e Madhe dhe për të siguruar që e gjithë kjo hapësirë është një hapësirë ku veprimtaria e rrjeteve kriminale që nxisin trafikun e paligjshëm të qenieve njerëzore është absolutisht nën kontroll.
Fraksion.com