AktualitetPolitikëTë fundit

Vota e diasporës, gara e hapur ende në 4 qarqe. “Luftë” për çdo zarf në Tiranë dhe Fier

Teksa në Parkun Olimpik ka rinisur procesi i numërimit të votave të Diasporës, nga përllogaritja mbi bazën e të dhënave zyrtare të KQZ-së, në katër qarqe ka ende mundësi matematikore për ndryshim të mandateve.

Qarku me diferencën më të vogël është Vlora, ku janë edhe 10 mijë vota për tu numëruar dhe PD-së i duhen 154 vota më shumë se PS-së për të rimarrë mandatin e katërt.

Në letter duket një shifër e vogël, por nga numërimi i 5700 votave të diasporës deri tani PD ka marrë 15% të tyre, ndërsa PS 60% dhe nëse ky trend do të vijojë, socialistët do ta ruajnë lehtësisht mandatin.

Një luftë e fortë do të zhvillohet edhe në Tiranë mes PD-së dhe Partisë Mundësia të Agron Shehajt. Demokratëve u duhen 583 vota për të marrë mandatin e 14-të që e kishin deri dje në mesditë.

Ndërkohë që qarku i katërt i hapur, por me shumë pak mundësi për tu ndryshuar është Lezha ku kanë mbetur edhe 5 mijë vota pa u numëruar dhe PS-së i duhen 1302 vota më shumë se PD-së për ta përmbysur atë 4-3 në favor të saj.

Situata në 4 qarqet

Tiranë- PD i merr mandatin partisë mundësia për 583 vota (janë pa numëruar 20 mijë vota të diasporës)

Fier- Lapaj i merr mandatin PS për 550 vota (janë pa numëruar 15400 vota të diasporës)

Lezhë- PS i merr mandatin PD për 1302 vota (janë pa numëruar 5 mijë vota të diasporës)

Vlorë- PD i merr mandatin PS për 154 vota (janë pa numëruar 10 mijë vota të diasporës).

 

Fraksion.com