AktualitetBota+Të fundit

“Urime, mik i dashur”, Macron përgëzon Ramën pas fitores në zgjedhje: Franca gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Macron e cilëson Ramën një “mik të dashur” dhe thekson mbështetjen e palëkundur të Francës për rrugëtimin europian të Shqipërisë.

Më herët kryeministrin Rama e ka uruar edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković si dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer dhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com