AktualitetPolitikëTë fundit

Orban uron Ramën: Fitore bindëse, mezi pres të takohemi në samitin historik të Tiranës

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka uruar Kryeministrin Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Orban thekson se mezi pret të takohet me Ramën në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet të premten në Tiranë, të cilin e cilëson “historik”.

“Urime Kryeministrit Edi Rama për fitoren e tij bindëse në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë”, shkruan Orban në një postim në platformën X.

“I dashur Edi, mezi pres t’ju shoh këtë të premte në Tiranë në atë që mund të jetë një Samit historik i EPC-së”, thekson Orban.

Më herët kryeministrin Rama e ka uruar edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković si dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

 

Fraksion.com