AktualitetBota+Të fundit

Netanjahu planifikon ofensivë të re në Rripin e Gazës

Megjithë kritikat dhe thirrjet për një zgjidhje paqësore të konfliktit nga presidenti gjerman dhe ai francez kryeministri izraelit Netanjahu planifikon një ofensivë të re në Rripin e Gazës.

Izrael Jeruzalem 2025 | Steinmeier takon Netanjahun
Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, gjatë një takimi me kryeministrin izraelit Benjamin NetanjahuFotografi: Bernd von Jutrczenka/dpa/picture alliance

Menjëherë pas takimit të presidentit gjerman me Netanyahun në Izrael pati një alarm për shkak të një sulmi me raketa nga Rripi i Gazës . Presidenti gjerman dhe një pjesë e delegacionit u dërguan në një bunker të sigurt ndaj sulmeve ajrore.

Netanyahu planifikon ofensivë të re

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu njoftoi se ditët në vijim do të ketë një ofensivë të re për të shtypur Hamasin islamist në Rripin e Gazës. Në një takim me rezervistë izraelitë, kryeministri izraelit tha: “Shkatërrimi i Hamasit dhe lirimi i të gjithë pengjeve tona – janë një dhe të pandara” Netanjahu deklaroi se “ditët në vijim, ne do të hyjmë me forcë të plotë për të përfunduar fushatën.” Kjo do të thotë mposhtjen e Hamasit.

Khan Yunis | Shkatërrime pas një sulmi ajror izraelit
Khan Yunis | Shkatërrime pas një sulmi ajror izraelitFotografi: Eyad Baba/AFP

Në këtë kuadër ushtria izraelite u bëri banorëve të disa zonave në Rripin verior të Gazës thirrje për evakuim. Ky është “paralajmërimi i fundit para sulmit”, shkroi zëdhënësi i ushtrisë Avichay Adraee në shërbimin online X.

Macron kritikon ashpër veprimet e Izraelit në Gazë

Presidenti francez Emmanuel Macron i kritikoi vendimet e reja të kryeministrit izraelit dhe tha në TF1 se “ajo që po bën aktualisht qeveria e Benjamin Netanyahut është e papranueshme”. Ai tha se Izraeli po bllokon ndihmat humanitare nga Franca dhe vende të tjera për popullsinë në Gazë. Kriza humanitare në brezin bregdetar është shkatërrimtare, tha presidenti francez. Nuk ka ujë dhe as ilaçe.

Emmanuel Macron duke folur para kamerave
Presidenti francez Emmanuel Macron i kritikoi vendimet e reja të kryeministrit izraelitFotografi: Geert Vanden Wijngaert/AP Photo/picture alliance

Franca gjithmonë e ka njohur të drejtën e Izraelit për mbrojtje pas masakrës nga Hamasi dhe grupe të tjera terroriste më 7 tetor 2023, por gjithashtu e ka bërë të qartë se zgjidhja nuk qëndron në sulme pa dallim në Rripin e Gazës, tha Macron./DW

 

Fraksion.com