AktualitetPolitikëTë fundit

Komisionerja Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e BE është real, ta shfrytëzojmë së bashku

Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin e Bashkimit Evropianë, Marta Kos uroi sot kryeministrin Edi Rama për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në një postim në rrjetet sociale, komisionerja Kos u shpreh se momenti për zgjerimin e Bashkimit Europian është real.

“Urime Edi Rama. Pres me padurim vazhdimin e bashkëpunimit tonë të mirë në ndjekjen e reformave të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në BE. Momenti për zgjerimin e Bashkimit Europian është real, le ta shfrytëzojmë së bashku”, shkruan Kos.

Më herët kryeministrin Rama e ka uruar edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković si dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Postimi në rrjetet sociale i zyrtares së BE, Marta Kos
Postimi në rrjetet sociale i zyrtares së BE, Marta Kos

Fraksion.com