AktualitetPolitikëTë fundit

Ja se si do të jetë Parlamenti i ri: Dominim i PS në numrin e ulëseve, PD në tkurrje, vendi i forcave të reja

Ka përfunduar numërimi i kutive në rang kombëtar, dhe janë numëruar 81614 nga 194889 zarfe që janë në total, ndërsa tashmë është edhe një panoramë më e qartë e asaj se si do të duket Kuvendi i ri dhe deputetët që do të na përfaqësojnë në legjislaturën e ardhshme.

Deri tani, Partia Socialiste ka siguruar 83 mandate, prej tyre 46 deputetë dalin nga lista e mbyllur dhe 37 nga lista e hapur

Ndërkohë Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 50 mandate, prej tyre 43 nga listat e sigurta dhe 7 nga listat e hapura.

Shtatë mandatet e mbetura ndahen mes partive të tjera, përkatësisht PSD 3 mandate, Partia Mundësia 2 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat dhe një mandat shkon për Lëvizja Bashkë.

 

Numërimi i votave të diasporës gjithsesi mund të sjellë ndryshime në qarqe të caktuara, por trendi i deritanishëm paralajmëron ndikim minimalist në ndarjen e mandateve.
Fraksion.com