AktualitetBota+Të fundit

Dalin detaje, Trump i kërkoi udhëheqësit sirian të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin gjatë takimit

dalin detaje nga takimi i Presidentit të SHBA-së Donald Trump me Presidentin e  përkohshëm sirian Ahmed al-Sharaa, Princitn e Kurorës Saudite Mohammed bin Salman dhe Presidentitn turk Recep Tayyip Erdogan.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt thotë se Erdogan dhe Salman e vlerësuan Trump për heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë. Ky i fundit e quajti atë “të guximshëm”.

Në një postim në X, ajo shkruan se Trump i tha Al-Sharaa se “ai ka një mundësi të jashtëzakonshme për të bërë diçka historike në vendin e tij”.

Ai gjithashtu inkurajoi Sirinë të nënshkruajë Marrëveshjet e Abrahamit – një iniciativë e udhëhequr nga SHBA-të për vendet e Lindjes së Mesme për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin – dhe “t’u thotë të gjithë terroristëve të huaj të largohen nga Siria”.

Lufta Rusi-Ukrainë dhe lufta në Gaza u diskutuan gjithashtu, shton Leavitt.

Al-Sharaa u tha udhëheqësve se shpreson që Siria të shërbejë si një lidhje kritike tregtare midis lindjes dhe perëndimit, shton ajo.

 

Fraksion.com