AktualitetPolitikëTë fundit

Celibashi pret Zannier: Rekomandimet e OSBE/ODIHR, bazë për përmirësimin e mëtejshëm të proceseve zgjedhore

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi priti sot ambasadorin Lamberto Zanier dhe ekipin e tij të misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, në kuadër të përmbylljes së punës për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të mbajtura më 11 maj 2025.

Takimi u përqendrua në shqyrtimin e gjetjeve të raportit të Ditës së Zgjedhjeve dhe në diskutimin e hapur mbi projektimin e rekomandimeve të raportit përfundimtar të Misionit të Vëzhgimit.

Biseda theksoi rëndësinë e përfshirjes së të gjitha institucioneve përgjegjëse dhe aktorëve politikë në adresimin e rekomandimeve përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe të mirëkoordinuar të Reformës Zgjedhore.

“Për KQZ, rekomandimet e OSBE/ODIHR përfaqësojnë një bazë të rëndësishme për përmirësimin e mëtejshëm të proceseve zgjedhore, jo vetëm në aspektin teknik dhe administrativ, por edhe në drejtim të krijimit të një legjislacioni më të qartë dhe më të qëndrueshëm”, theksoi Celibashi në një postim në rrjetet sociale.

Celibashi e falënderoi dhe i shprehu ambasadorit Zannier vlerësimin më të lartë për misionin e OSBE/ODIHR dhe ritheksoi angazhimin e plotë profesional dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, si një nga partnerët më të rëndësishëm në përpjekjet tona për të forcuar integritetin dhe besueshmërinë e procesit zgjedhor në Shqipëri.

 

Fraksion.com