AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: Nuk ka fitore nga PS. Zgjedhjet janë grabitur!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar me akuzat ndaj Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit si një “grabitje” dhe jo si një fitore.

Në një deklaratë publike, Berisha theksoi se nuk ka shqiptar që nuk pa me sytë e tij “shpërdorimin e pushtetit dhe blerjen masive të votave” nga mazhoranca.

“Nuk ka fitore të zgjedhjeve nga PS në 2025. Janë të grabitura. Nuk është fitore kjo, është grabitje dhe nuk ka shqiptar që nuk e pa me sy këtë. Placka e vjedhur duhet të kthehet, ky është rregulli,” deklaroi Berisha.

Ai ironizoi deklaratat e atyre që e quajnë rezultatin një fitore për Edi Ramën, duke thënë se po përdorin “fjalorin e vet”.

Fraksion.com