AktualitetPolitikëTë fundit

Zbulohet se kur Edi Rama do të shpallë fitoren. Top Channel sjell detajet nga brenda Partisë Socialiste

Paçka se numërimi në disa qytete vijon dhe suksesi i socialistëve është qartësisht i thellë Edi Rama ende nuk është prononcuar për këtë fitore historike të Partisë Socialiste.

Nga selia e Partisë Socialiste gazetari Top Channel Muhamed Veliu raportoi se parashikohet të Mërkurën prononcimi i parë nga kryesocialisti Rama për këtë fitore.

“Nuk parashikohen ndonjë miting madhështor me mbështetësit e PS siç ndodhi pas fitores në të 2021 në Sheshin Skënderbej.

Nuk dihet ende nëse Rama do të dalë përpara medias  nga selia e PS për të lexuar fjalën falënderuese apo do të jetë një mesazh video i regjistruar” raportoi gazetari Top Channel Muhamed Veliu.

Ndërkohë nga një foto e publikuar një ditë më parë nga telefonata me Hashim Thaçin, nga kompjuteri në zyrën e Ramës, u panë disa pasazhe nga fjalimi i fitores shkruar prej Edi Ramës, i cili u kërkoi shqiptarëve një maxhorancë përtej 74 votave dhe mori më shumë se kaq për të çuar përpara misionin e tij për Shqipërinë në BE deri në 2030.

Për fitoren e 11 Majit, kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim të parë për  gazetën Corriere della Sera ku ai ka deklaruar  se fitorja e thellë erdhi falë këmbënguljes së tij dhe organizimit të PS-së në çdo cep të vendit.

Fitojmë  ka deklaruar Rama sepse shqiptarët besojnë në rrugën që po ndjekim, jo se opozita humbet, duke shtuar se votuesit vlerësojnë rezultatet konkrete, jo retorikën pesimiste.

 

Fraksion.com